Kryeministri Edi Rama deklaroi se PS nuk ka përballë asnjë alternativë sfiduese.
Në një pritje për deputetët fitues të PS, Rama u shpreh se PD është kthyer në uturakun e një plaku të pashpresë.
“Politika do mbetet e tillë, skizofrenike, e ndarë në dy universe paralele. Shumica nuk u beson më, edhe kur i dëgjon, i dëgjon për të kaluar kohën. Kjo nuk ka për të ndryshuar, derisa sa të ndryshojë mendësia e të bërit opozitë. Një plak tiranik, nuk ka lënë të zezë, nuk do ketë opozitë për ne. Ne votat tona kemi marrë, 200 mijë votat që atyre u mungojnë, zgjodhën të qëndrojnë në shtëpi”, theksoi ai./abcnews.al