“Partia Socialiste, anije për peshkun pilot të LSI nuk bëhet më”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës të tij në takimin elektoral në Skrapar.
Gjithashtu Rama deklaroi se Skrapari i dha mundësinë Ilir Metës të bëhej ai që është sot dhe sipas tij janë po qytetarët e Skraparit që duhet t’i thonë mjaft presidentit dhe të mos përzihet më në punët e vendit.
“Ti e zgjodhe Ilir Metën President më thonë , nga ty e kemi peshqesh. Theksoj se Lulin e kishim në çadër dhe thoshte Rama ik se unë nuk dal. Brenda kishim Ilirin nuk kishim njeri tjetër dhe Iliri kishte votat dhe ishte kandidati më i mirë. Nuk mund të gjenim kandidat më të mirë se sa Ilir Meta. Unë nuk e imagjinoj t’ju them të drejtën që do të katandisje duke shëtitur Shqipërinë dhe duke mbajtur dekorata. Kurrë nuk e imagjinoja, por ishte i qartë se ishte një president për opozitën.
Por them se pa Skraparin Ilir Meta do të ishte askush-i. Ishte ky vend që e bëri atë, Ilir Meta që është, por sot është po ky vend që duhet t’i thotë Ilir Metës se e ke tepruar dhe është koha të shohësh punë e tua dhe me punë e vendit të mos përzihesh.
E ngjitët në një majë, e ngjitët në një tjetër dhe sërish e ngjitet në majën më të lartë, tani zbriteni nga ajo majë komplet. Nëse ka akoma një afeksion për të, edhe pse jam i bindur se shumë nga ju këtu ndjejnë keqardhje e do të donit të më shihnit mua bashkë me Ilir Metën. Ju sot, ju ka vënë në pozitë të vështirë, por ju keni në dorë një gjë të rëndësishme ta ndihmoni Ilir Metën”, tha Rama.
/abcnews.al/

