Prurjet artistike të 4 finalisteve të çmimit “Ardhje 2019”

schedule19:00 - 15 Korrik, 2019

schedule 19:00 - 15 Korrik, 2019

Juria ndërkombëtare e çmimin “Ardhje  2019” ka përzgjedhur 4 finalistët që garojnë  për rezidencën artistike ne Nju Jork.  Menaxherja e artit Valentina Koço në një intervistë për ABC News thotë se tematikat që ata trajtojnë  janë personale dhe social politike .

Elian Stefa, Blerta Hoçia, Matilda Odobashi dhe Endri Dani. Janë përzgjedhur si finalist  nga juria ndërkombëtare për çmimin “Ardhje  2019”.   Ky është konkursi i vetëm i artit bashkëkohorë, pas mbylljes së Onufrit.  Menaxheria e  artit Valentina Koço  thotë se pjesëmarrja nuk ka qenë shumë lartë kësaj here, si pengesë mund  të jetë edhe gjuha angleze e cila duhet të jetë nivel të lartë, pasi fituesit i mundësohet rezidencë artistike në Nju Jork.

Ndërkohë që tematikat e trajtuara në konceptet artistike janë social-politike  thekson Koço.

Nga  konkursi kanë dal emrat më në zë  të artit bashkëkohorë shqiptar, deri në moshën 35 vjeç.

Si Lek Gjeloshi (2016), Pleurad Xhafa (2014), Alketa Ramaj (2013), Olson Lamaj (2012), Ledia Kostandini (2011), Dritan Hyska (2010), Luçian Bedeni (2009), Leonard Qylafi (2008), dhe Irgin Sena (2007). Përveç kësaj, Heldi Pema dhe Genti Korini.

Ndërkohë që nëntorin e këtij viti punimet e 4 finalistëve do të prezantohen në një ekspozitë të përbashkët në  Galerinë  ZETA ./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!