Përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme greke, Giorgos Arnaoutis ka reaguar pas komenteve provokuese që janë bërë ditët e fundit nga Mevlut Cavusoglu ashtu edhe nga vetë presidenti Erdogan.
Arnaoutis ka theksuar se konfrontimi i brendshëm turk nuk mund të bëhet pjesë e dialogut publik mes Greqisë dhe Turqisë.
“Pozicionet tona dihen. Dallimi ynë është një. Nuk do të lejojmë që konfrontimi i brendshëm politik në Turqi të kthehet në një dialog publik midis Greqisë dhe Turqisë”, ka thënë Arnaoutis.
Ky koment vjen pas qëndrimit provokues të ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu , i cili deklaroi se “ka ishuj dhe ishuj shkëmborë që me të drejtë themi se janë tonat” , duke ngritur drejtpërdrejt çështjen e sovranitetit të ishujve grekë.
Veç kësaj, vetë Erdogan bëri një sfidë të madhe. Në fund të një spoti parazgjedhor, tregon një hartë që përfshin Trakinë Perëndimore dhe gjysmën e ishujve grekë nën flamurin turk!/abcnews.al