Mbrëmjen e sotme një ndër të ftuarit e Mustafa Nanos në Provokacija ishte aktorja Raimonda Shundi. Ajo është një ndër protagonistet kryesore të protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Gjatë bisedës Mustafa Nano tregoi se kishte qenë para pak ditësh në Teater bashke me Blendi Fevziun, por theksoi se ai nuk e mbështet kauzën e artistëve.
“Rezistenca juaj ka qenë heroike dhe mund të mbeteni në histori. Mua më duket fantastike rezistenca juaj, por saktësia e kauzës jo. Më ka mbajtur larg kësaj kauze, fakti se është politizuar. Ka një audience e ngushtëzuar”, tha Nano. Ndërsa Shundi tha se artistët janë detyruar të marrin mbështetjen e së djathtës pasi gjendeshin në sulmin e forcës tjeter politike.
“Teatri është i mrekulleushëm si mund ta heqësh atë komiditet që ka spektatori?”, tha ajo, duke shtuar se ai teatër është memorie, histori jo vetëm për artistët por edhe qytetarët. /abcnews.al