“Provokacija”, mediat serbe, “zjarr” ndaj postimit të Ramës në Twitter

schedule11:31 - 24 Mars, 2021

schedule 11:31 - 24 Mars, 2021

Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër serbëve që kishin nisur një spastrim etnik në Kosovë, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ndau fjalimin e Presidentit Clinton për nisjen e sulmit.

Lexo edhe:22 vite nga bombardimet e NATO-s, Rama: Datë e pashlyeshme për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.” shkruhet në postimin e Ramës.

Kaq është dashur që, mediat serbe të “ndizen” duke thënë se ky është një provokim dhe po bëhet festë për vdekjen e serbëve gjatë bombardimeve. E.L/abcenws.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!