Kosova po vijon të Sulmohet dhe nëse nuk do të ketë sanksione apo masa të marra ndaj Serbisë e gjitha kjo do të vijojë. Kjo ishte ajo çfarë deklaroi Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ne nje interviste per CNN me gazetaren Christiane Amanpour.
Osmani deklaroi se Kosova tani më ka prova që dëshmojnë se ky sulm terrorist është urdhëruar nga autoritetet Serbe dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç, prova këto që do të publikohen së shpejti.
“Kemi prova të qarta që do ti publikojmë në ditët në vijim. Këto prova dëshmojnë se urdhërat direkt për sulmin terrorist të 23 shtatorit vijin direkt nga Aleksandër Vuçiç. Ai do të vijojë të përdorë narrative e Millosheviç duke thënë se unë nuk kam të bëj asgjë me këtë çështje.”
Vjosa Osmani u pyet mbi themelimin e Asociacionit te Komunave me shumice Serbe, ndërsa gazetarja e CNN i solli asaj nje deklarate të Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ne intervisten e tij per median Amerikane deklaroi se nese Kosova permbysh detyrimin per themelimin e Asociacionit te komunave me shumice Serbe , atehere Serbia do te permbysh gjithcka per te cilen ka premtuar.
Osmani zgjodhi ti përgjigjej kësaj deklarate të presidentit Serb duke vene kusht per themelimin e Asociacionit, ekstradimin e Milan Radojicic drejt Kosoves, per t;iu dhene llogari autoriteteve vendase.
“Gjëja e pare që ne duam është që terroristi Milan Radojcic ti dorëzohet organeve të drejtësisë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që drejtësia të mund të vihet në vend. Serbia nuk ka histori te mire sa I pervekt venies se drejtesise ne vend. Ka vetem nje pale konstruktive ne dialog dhe ajo eshte Kosova. Ne duam balance dhe drejtesi ne Dialog, dhe mungesa e ketyre dy elementeve ne tryezen e negociatave ka inkurajuar Aleksandër Vuçiç që të sillet ashtu siç bëri duke urdheruar nje sulm terrorist.”