Protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në oborrin e Parlamentit

schedule12:21 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 12:21 - 18 Dhjetor, 2017

Gjatë kohës që brenda në parlament vijonte seanca parlamentare, protestuesit e mbledhur nga opozita jashtë tij, disa herë tentuan të hyjnë me forcë në oborrin e Kuvendit. Turma e njerëzve, e nxitur nga deputetët opozitarë, mësyu disa herë, duke pasur synim dhunimin e ndërtesës së Parlamentit. Por në hyrje të tij janë përballur me një kordon të gjerë forcash të policisë dhe forca speciale. Për një kohë të gjatë protestuesit kanë qëndruar në këtë përballje me forcat e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!