Protestuesit pro-palestinezë i shkojnë Netanyahut, “poshtë” hotelit në Uashington

schedule08:24 - 24 Korrik, 2024

schedule 08:24 - 24 Korrik, 2024

Me qindra protestues pro Palestinës u mblodhën pranë hotelit ku është duke qëndruar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington.

Zona është blinduar nga forcat e policisë, ndërsa dronët janë ngritur në ajër për të bërë të mundur evidentimin e individëve të rrezikshëm. Me qindra persona protestuan kundër “gjenocidit” në Gaza e Netayahu-t përpara një kordoni policie.

Netanyahu pritet të flas sot në Kongresin amerikan, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gaza. Ndërkohë, ditën e enjte është planifikuar që ai të takohet me presidentin amerikan Biden.

Pavarësisht luftës, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit./abcnews.al