Berisha niset drejt selisë blu: Protestuesit të vetëpërmbahen, Basha të hapë dyert e partisë

schedule11:36 - 8 Janar, 2022

schedule 11:36 - 8 Janar, 2022

Sali Berisha është nisur drejt selisë së Partisë Demokratike. Ai bëri thirrje për vetëpërmbajtje.  “Të vetëpërmbahen”, tha Berisha.

Ai i bëri Bashës thirrje të hapë dyert e partisë pasi tha se ajo është shtëpia e demokratëve. Marrjen në mbrojtje nga garda të nënkryetarit të PD Enkelejd Alibeaj, Berisha e cilësoi një lëvizje të Ramës për të marrë votat e bashkëshortes së tij në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk e kam parë skenën. Nuk kam parë skenën. Por ne jemi për lëvizje paqësore. Hapi dyert. Ky është apeli. Hapi dyert. Shtëpia është e demokratëve. Hapi dyert. Ajo është thjesht një akt për të marrë peng zotin Alibeaj që të votojë ashtu si do Edi Rama.

Që zonja Alibeaj në Gjykatën Kushtetuese të votojë sipas oreksit të Edi Ramës. Asnjë nuk ka negociuar me mua. Kam negociuar vetëm me anëtarët e Partisë Demokratike. Zoti Basha jeton në…nuk ka asnjë autoritet dhe asnjë forum partie”, deklaroi Berisha. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!