Protestuesit e opozitës molotov drejt Kryeministrisë/ Koloneli: Mosbindje civile, garda ndërhyn kur rrezikohen personalitetet

schedule21:48 - 11 Korrik, 2024

schedule 21:48 - 11 Korrik, 2024

Ndërkohë që mbështetësit e Sali Berishës kanë hedhur molotov drejt godinës së kryeministrisë, ku po mbahet protesta.

Në emisionin “360 Gradë”, koloneli Arben Çuko ka thënë se garda ka një plan dhe ndërhyn kur rrezikohen personalitetet.

Ndërsa, ekspertja Enida Bozheku e ka konsideruar një mosbindje civile, e shprehur në formë revolte.

Arben Çuko: Molotovi përgatitet me benzinë dhe me një mpiksës që e trashë pak atë benzinën. Ndizet një fitil dhe kur e ndez merr flakë. Pamundësia e rusëve për të ndalur tanket gjermane në fillimet e luftës. Kështu u krijua molotovi.

Forcat e policisë kanë një plan dhe po veprojnë në bazë të atij plani. Ndërkohë, garda ndërhyn kur rrezikohen personalitetet dhe objektet nën ruajtje. Në këtë rast nuk ka rrezikim as të rojeve të gardës, as të territorit.

Enida Bozheku: Molotovi është ajo mosbindja civile. Është revolta, forma e revoltës.

Policia po mban një qendrim shumë korrekt dhe nuk po reagon. Nuk digjet kryeministria se kjo është një histori e përsëritur dhe janë marrë masa.

Dritan Goxhaj: Është për të ardhur keq se është pronë e përbashkët, në rast se duan të djegin, të shkojnë dhe të djegin shtëpinë e Ramës në Surrel./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!