Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës, policia procedon dy të rinj në Durrës

schedule08:28 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 08:28 - 10 Dhjetor, 2020

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy të rinj, pasi organizuan protestën për vrasjen e Klodian Rashës, i riu që u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë mesnatën e së hënës.

Blutë e Durrësit njoftojnë se të rinjtë Artjon Bajramaj dhe Shyqyri Myrtollari, banues në Durrës u proceduan për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Këta dy persona, sipas policisë organizuan një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!