Protestë përpara SPAK, Aleanca: Shembja e teatrit tentativë për vrasje

schedule11:46 - 21 Maj, 2020

schedule 11:46 - 21 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur protestën në ambientet e SPAK duke kërkuar që Prokuroria të hetojë sa më parë për shembjen e teatrit.

Regjisori Robert Budina u shpreh vendimi për shembjen e teatrit ishte një tentativë vrasjeje ndaj artistëve, qytetarëve apo mbështetësve të aktivistëve.

“Shembja e teatrit ishte tentativë për vrasje e artistëve e intelektualëve e aktivistëve, e qytetarëve e mbështetësve të aktivistëve. Ne nuk ishim të armatosur, shpërthyem një korrupsion galopant me teatrin. Ata kanë një detyrë që të mos ta çojnë popullin në përplasje me qeverinë, dhe do ta çojnë në fund punën e tyre.

Nëse drejtësia do të kishte funksionuar nuk do të kishte pasur përplasje. Jemi detyruar të thërrasim popullin në betejë për fitoren e demokracisë. Prokurorë, bëhuni ju të parët që t’i riktheni besimin”, u shpreh ai.

Gjithashtu aktivist Ervin Goci u shpreh:  Mbi trupin tim është vënë dhe të aktivistëve është vënë ruspa. Kur është shembur godina kemi qenë brenda. Prandaj sot protesta është politika. Kemi bërë dy akuza tek SPAK dhe Prokuroritë.

Tani SPAK ka detyrën dyfish të reagojë, ne do të sjellim kallëzime të tjera. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë që çështja është politikë. Nëse nuk ka drejtësi protesta do të jetë politike që kryeministri të japë dorëheqjen.

Ndërkohë Adriana Kala juristja e aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u shpreh: SPAK ka dy dosje të iniciuara nga ne. Referuar dy kallëzimeve penale, i kërkojmë Prokurorisë së Posaçme marrjen e masës sekuestro preventive për truallin ku ka qenë teatrit Kombëtar dhe pezullimin e punimeve deri në zbardhjen e çështjes.

Kërkojmë marrjen e masës “arrest me burg” ndaj shtetasit Erion Veliaj, me funksion kryetar i bashkisë Tiranë  i akuzuar për veprën penale shpërdorin detyre dhe korrupsion pasiv i personave që kryejnë funksione publike. Kërkojmë marrjen e masës sigurimit “arrest me burg” ndaj shtetasit Arbian Mazniku me funksion nënkryetar i Bashkisë Tiranë, akuzuar për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu jemi njoftuar se SPAK ka regjistruar çështjen penale dhe ka filluar hetimet. I kërkojmë të bllokojë dosjen e teatrit deri në zgjidhjen e saj.

Ndërsa më tej shtoi: Po përgatiten dosje të tjera penale, një nga këto dosje është vrasje mbetur në tentative, ndaj Ministrit të Brendshëm, kryetarit të Bashkisë dhe Drejtorit të Policisë Ardi Veliu. Kallëzimi i dytë ka bëjë ndaj kryetarit të Bashkisë, kryetarit të Këshillit Bashkiak, të gjithë anëtarëve që kanë firmosur atë veprim.

Kallëzimi i tretë do të ketë Ministren aktuale të Kulturës, të cilët në bashkëpunim me drejtorin Çuli kanë kryer një masakër në drejtim të inventarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!