Protestë para bashkisë/ Mbështetësit e Berishës dhe Metës bllokojnë rrugën

schedule13:12 - 17 Janar, 2025

schedule 13:12 - 17 Janar, 2025

Një grup i vogël mbështetësish të opozitës zhvilluan këtë të premte protestën e radhës përpara godinës së bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Protesta nisi me bllokimin e rrugës, duke shkaktuar irritim tek dxrejtuesit e automjeteve. Policia iu bëri thirrje të tërhiqen, pasi veprimi i tyre përbën vepër penale.

Përfaqësuesit e opozitës vijuan sërish me sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Eksponentët e opozitës deklaruan se do të vijojnë me protestat dhe mosbindjen civile. Në protestë foli edhe djali i Fahri Balliut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!