Qytetarët shkodranë të mbështetur nga dega e PD në këtë qytet bllokuan për disa minuta hyrjen kryesore të Shkodrës.
Protestuesit kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe uljen e papunësisë. Ata u shprehën në mbështetje të studentëve në Tiranë.
Edhe në Lushnjë banorët bllokuan për rreth 30 minuta rrethrrotullimin e Plukut. Kërkesat e tyre janë të njëjta me të Shkodrës, jetesë më e mirë, rritje e pagave, dhe taksa më të ulëta. /abcnews.al