Protestë në Kuçovë, punonjësit e fasonerisë: Nuk kemi marrë pagën e luftës

schedule08:57 - 7 Maj, 2020

schedule 08:57 - 7 Maj, 2020

Punonjësit e një ndërmarrjeje fasonerie në Kuçovë kanë protestuar mëngjesin e sotëm  përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për pagën e luftës.

Një përfaqësi prej 30 punonjësish i është drejtuar këtij institucioni për të kërkuar arsyen përse ata nuk kanë  marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.

Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në dt. 9 prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!