Protestë në heshtje “Stop vrasjes në komisariate”, Shqipëria ndez qirinjtë për vdekjen e Ilvi Metës

schedule19:31 - 7 Maj, 2022

schedule 19:31 - 7 Maj, 2022

Vdekja 31-vjeçarit Ilvi Meta në dhomat e izolimit të Komisariatit të Policisë Kavajë dy ditë më parë ka nxjerrë mbrëmjen e sotme në protestë demokratët në të gjithë vendin.

Të shoqëruar edhe nga dhjetëra qytetarë, demokratët kanë filluar protestën e tyre paqësore para komisariateve të qyteteve tyre.

Fieri ishte  qyteti i parë që i është përgjigjur thirrjes nga Partia Demokratike e cila ka lajmëruar protestë paqësore këtë të shtunë nën moton “Stop vrasjes në komisariate”, pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në Kavajë.

Thirrjes së PD-së për protestë i është përgjigjur edhe Vlora.

Vlonjatët kanë ë ndezur qirinj para komisariatit të qytetit në shenjë proteste për Ilvi Metën, në mënyrë që të mos ndodhin më raste të tilla.

Në protestën heshtur për Ilvi Metën kanë dalë edhe qytetarë nga Durrësi , Devolli, Kruja,  Berati,  Gjirokastra, Lezha,  Saranda e Elbasani.

Gjithashtu në orën 20.00 përfaqësues të PD-së kanë ndezur qirinj para ambienteve të Komisariatit në shenjë proteste për të riun që humbi jetën në Komisariatin e Kavajës.

Lexo edhe: Ilvi Meta i dha  fund jetës 3 ditë më oarë, 4 maj ndërsa ndodhej në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës duke u vetëvarur.

Lidhur me këtë ngjarjen e rëndë është ngritur  një grup hetimor.

Lexo edhe: “E dhunuan psikologjikisht dhe i fikën cigaren në trup” Abc zbardh zbardh bisedën mes policëve të arrestuar dhe familjarit për vdekjen Ilvi Metës

Ndërkohë babai i viktimës, Agim Meta, në një komunikim për Abcnews.al, deklaroi se nuk besonte tek versioni i policisë, pasi djali i tij nuk kishte probleme.

Sipas Agim Metës, djali i tij 31-vjeçar njihej nga të gjithë si një djalë i qetë dhe pa probleme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!