Aktiviteti i guroreve dhe ndërtimi i një fabrike bitumi i ngritën në protestë mëngjesin e kësaj të hëne banorët e Njësisë Administrative Fierzë në Tropojë.
Kundërshtimin e tyre e shprehën duke bllokuar me automjete aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.
Banorët shprehen shqetësimin se guroret por edhe ndërtimi i fabrikës do të dëmtojnë natyrëm bashkë me të turizmin malor si dhe do të ndikojnë në ndotjen e ujit të pijshëm.
Po ashtu ata ngritën pretendime se subjektet që po operojnë në këtë zonë nuk kanë dokumentacione ligjore.
Bllokimi i rrugës përmes makinave shkaktoi radhë automjetesh te henen.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e Fierëzës protestojnë mbi punën e guroreve dhe ndërtimet për fabrikën e bitumit por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar nga autoritetet./abcnews.al