Protesta e një grupi të ekstremit të djathtë në Uashington para Shtëpisë së Bardhë, shkaktoi një kundër protestë edhe më të madhe nga ana e anti fashistëve. Agjentëve të policisë i është dashur shumë punë për të mbajtur larg të dyja grupet.
Një person u arrestua në Uashington pas trazirave dhe përplasjeve mes anti fashistëve dhe agjentëve të policisë përballë Shtëpisë së Bardhë, në fund të një ditë të ngarkuar fillimisht me protestën e ekstremistëve të djathtë. Protesta e tyre shkaktoi një kundër protestë dhe më të madhe.
Kryebashkiaku i Uashington Muriel Broueset, lavdëroi punën e departamentit të polcisë, që kishte bërë të mundur zhvillimin paqësor të protestës duke respektuar amendamentin e parë. Momentet e tensionit kanë qenë të shumta, me policinë që është përpjekur të mbajë larg rreth 20 manifestues të ekstremit të djathtë, nga disa mijëra protestues anti fashistë, mes të cilëve ndodheshin dhe 150 persona të maskuar, të cilët bllokuan trafikun dhe hodhën sende të ndryshme ndaj agjentëve të policisë./abcnews.al