Protestat pro- Palestinës, polica largon demonstruesit nga universiteti i Gjenevës

schedule12:02 - 14 Maj, 2024

schedule 12:02 - 14 Maj, 2024

Policia ndërhyri herët këtë mëngjes për të larguar rreth pesëdhjetë studentë pro-palestinezë që kishin pushtuar Universitetin e Gjenevës (UNIGE ) në Zvicër për gati një javë, të cilët po refuzonin t’u bindeshin kërkesave të menaxhmentit të institucionit arsimor, sipas mediave zvicerane.

Rreth 20 oficerë policie, si me uniformë ashtu edhe me rroba civile, hynë në ndërtesën e UniMail rreth orës 05:00 me orën lokale, tha një gazetar i agjencisë së lajmeve Keystone-ATS.

Në një letër drejtuar komunitetit universitar dje, administrata e universitetit tha se e kupton “mbështetjen e shoqatës për viktimat e konfliktit të Gazës”, por bëri thirrje për t’i dhënë fund okupimit dhe sugjeroi mënyra të tjera për të treguar solidaritet.

Ashtu si protestuesit pro-palestinezë në shumë kampuse të tjera zvicerane, studentët e UNIGE i kanë kërkuar kryesisht universitetit të mbajë qëndrim për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe të ndalojë bashkëpunimin me universitetet dhe institutet kërkimore izraelite.

Lëvizja studentore në mbështetje të palestinezëve, e frymëzuar nga pushtimet e kampuseve universitare në SHBA, filloi në Universitetin e Lozanës dhe që atëherë është përhapur, pak a shumë përkohësisht, në universitete të tjera të vendit, duke përfshirë ato të Friburgut, Bazelit. Bernës apo edhe Shkollat ​​Politeknike të Lozanës dhe Cyrihut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!