Policia në Napoli ka vënë në pranga dy persona pas përplasjeve dhe demostratave që ndodhën mbrëmjen e së premtes, kundër masave të reja anti-Covid. Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për dy persona që nuk janë fytyra të reja për policinë.
Guvernatori De Luca u shpreh me tone të ashpra se ai i djeshmi ishte një “spektakël i pavlerë dhe se disa qindra kriminelë kanë përbaltur imazhin e qytetit.” Po ashtu, guvernatori sqaroi se do të vazhdohet më tej me masat shtrënguese pa u hequr asnjë presje, “siç na e kërkon detyra.”
Mijëra persona mbushën rrugët në Napoli, duke protestuar kundër kufizimeve të vendosura ,si edhe kundër një izolimi të dytë për shkak të koronavirusit.
Gjatë marshimit në rrugët e qytetit, pati edhe përplasje të protestuesve më policinë, ku edhe u hodh gaz lostsjellës, nga policia, por edhe nga qytetarët pati kundërpërgjigje.
Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së bërë nga presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. s.b/abcnews.al/