Ndërkohë që protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama nga Antalia, ku mori pjesë në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”.
përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se këto protesta janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, dhe pas tyre qëndrojnë të shpallurit non-grata.
Sipas tij qytetarët në protestë nuk janë populli, por një pakicë që kërkon rrëmuja.
Postimi i Ramës:
Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes! /Abcnews.al/