Protestat në rrethe, opozita bllokoi superstradën në Milot

schedule18:21 - 5 Shkurt, 2019

schedule 18:21 - 5 Shkurt, 2019

Gjatë së martës qytetarë dhe përfaqësues të opozitës kanë protestuar rreth 30 minuta në superstradën Lezhë-Fushë Krujë në Milot. Protesta e cila krijoi radhë të gjata automjetesh në të dy anët e saj, u monitorua në distance nga efektivët e policisë. Protestuesit e mbërritur nga Lezha, Mirdita dhe Kurbini u mblodhën në kryqëzimin e Milotit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama, që sipas tyre është shkaktari kryesor i situatës së vështirë, që po kalon vendi ynë. Edhe pse rruga ishte e bllokuar, protestuesit i kanë hapur rrugën një autoambulance, e cila ishte nisur në drejtim të Tiranës. 30 minuta më vonë qarkullimi u normalizua./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!