Protestat në Gjeorgji/ Rreth 150 policë u plagosën dhe rreth 400 demonstrues u arrestuan

schedule11:18 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 11:18 - 9 Dhjetor, 2024

Më shumë se 150 policë u plagosën gjatë protestave të mbështetësve të opozitës në Gjeorgji, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë, duke deklaruar se që nga 28 nëntori, më shumë se 400 persona janë ndaluar për vepra të ndryshme.

Policia nuk iu afrua protestuesve në mesnatën e së dielës, pavarësisht numrit të madh të mjeteve piroteknike që u qëlluan në ndërtesën e parlamentit.

Sipas mediave vendase, grupe policësh të maskuar kanë arrestuar protestues në rrugët anësore, por edhe në Avenue Rustaveli, ku ka ende një numër të madh protestuesish. Policët kanë sulmuar burra, gra, gazetarë dhe adoleshentë para kamerave televizive, edhe i kanë tërhequr pas kordoneve policore dhe i rrahin.

Demonstruesit dekoruan pemën e Vitit të Ri me flamujt e Gjeorgjisë, Ukrainës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe parulla dhe foto të të plagosurve në përleshjet me policinë në protestat e mëparshme.

Një ser protestash opozitare nisën në Gjeorgji më 28 nëntor, pasi kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi një vendim për të pezulluar shqyrtimin e fillimit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!