Protestat në Bjellorusi, liderja e opozitës zotohet: Nuk tërhiqem deri në fund

schedule16:24 - 22 Gusht, 2020

schedule 16:24 - 22 Gusht, 2020

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya është zotuar se do t’i shkojë deri në fund  betejës së saj, duke zhvilluar protesta për zgjedhjet e diskutueshme.

Ajo i tha BBC-së se nëse lëvizja protestuese do të tërhiqej tani, ata do të ishin thjeshtë “skllevër”.

Protestat dhe grevat vazhdojnë, por Presidenti Aleksandër Lukashenko nuk ka treguar deri më tani asnjë sinjal se mund të tërhiqet.

Lukashenko, i cili ka 26 vite në pushtet është zotuar të shtypë trazirat në ditët në vijim.

Ndërkaq, Tikhanovskaya ishte kandidatja kryesore e opozitës, e cila udhëhoqi turma të mëdha gjatë fushatës zgjedhore.

Por ajo u largua për në Lituaninë fqinje një ditë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, duke thënë se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj, pasi Lukashenko u shpall zyrtarisht fitues. Ajo ka thënë se do të kthehet kur të ndihet e sigurt.

Rezultatet shkaktuan trazira, ndërsa prej ditësh vijojnë protestat në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!