Protestat kundër grushtit të shtetit, 14 të vrarë në Sudan

schedule11:22 - 18 Nëntor, 2021

schedule 11:22 - 18 Nëntor, 2021

Katërmbëdhjetë protestues janë vrarë sot Khartoum, në mobilizimin më të përgjakshëm që nga grushti ushtarak i 25 tetorit. Sipas sindikatës së mjekëve pro-demokracisë, katërmbëdhjetë persona u vranë, njëmbëdhjetë prej tyre në periferitë veriore të kryeqytetit, ku protestat vazhduan deri në orët e vona të natës.

Shumica e viktimave dhe dhjetëra të plagosur janë qëlluar në kokë, qafë ose kraharor, citohej në  deklaratë. Unioni Profesional Sudanez, një organizatë që udhëhoqi kryengritjen e vitit 2019 që rrëzoi diktatorin Omar al-Bashir, ka akuzuar forcat e sigurisë për “vrasje të paramenduara”.

Represioni filloi që në ditën e parë të grushtit të shtetit, por sot ka arritur nivelet më të larta. Para fillimit të incidenteve, autoritetet ushtarake ndërprenë telekomunikacionin. Opozita i organizonte protestat me mesazhe në celular apo edhe grafite në mure.  Ndërkohë, interneti është ndërprerë që nga 25 tetori.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!