Mijëra protestues në qytete të ndryshme të botës janë mbledhur gjatë ditëve të fundit, në mbështetje të polakëve, të cilët po protestojnë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese rreth abortit.
Protestues në Oslo, Londër, Çikago, Glasgou, Bruksel janë mbledhur përpara ambasadave polake dhe në qendrat e tyre të qytetit.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit, aborti do të ndalohet në rastin e anomalive të fetusit. Do të jetë e ligjshme vetëm në rast të përdhunimit, incestit ose nëse gruaja rrezikon shëndetin.
Në Poloni, dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin që kur u shpall vendimi më 22 tetor.
Për vendimin e gjykatës demonstruesit kanë fajësuar qeverinë nacionaliste të kryeministrit Mateusz Morawiecki dhe Kishën Katolike, e cila ka lidhje të ngushta me partinë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS).
Një protestë masive në Varshavë është planifikuar të premten./abcnews.al