Protestat e palestinezëve, plagosen 97 persona pas përplasjes me policinë

schedule15:23 - 18 Maj, 2021

schedule 15:23 - 18 Maj, 2021

Të paktën 97 palestinezë kanë mbetur të plagosur gjatë protestave që kanë shpërthyer sot.

Dhuna u përshkallëzua me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Në një deklaratë, shoqata tha se pesë persona u plagosën nga plumbat, pesë të tjerë nga plumbat e gomës, ndërsa 84 patën proboleme nga thithja e gazit.

Tre persona janë arrestuar gjithashtu në Portën e Damaskut në qytetin e vjetër të Jeruzalemit ku policia izraelite përdori plumba gome, granata trullosëse dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, sipas Ibrahim Husseini të Al Jazeera. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!