Protestat e opozitës vijojnë në Berat, Durrës dhe Elbasan

schedule20:21 - 10 Shkurt, 2019

schedule 20:21 - 10 Shkurt, 2019

Protestat e organizuara nga opozita në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë vijuar në Berat ku fermerët kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, si dhe në Elbasan ku qytetarët bllokuan rrugën nacionale në Papër. Tubim qytetarësh pati edhe në Durrës.

Protestat opozita i vijoi edhe ditën e djelë në Berat, Durrës dhe Papër të Elbasanit ku qytetarët janë mbledhur rreth brohoritjeve për largimin e qeverisë, duke bllokuar edhe rrugë nacionale.

Fermerët në Urën Vajgurore hodhën prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste. Kjo pasi sipas tyre nga ana e shtetit nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për tregtimin e tyre dhe për rrjedhojë, prodhimet nuk shiten.

Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët – deklarojnë ata. Në protestë dolën edhe qytetarë të Elbasanit.

Duke bllokuar rrugën në Papër, elbasanllinjtë ngritën zërin për papunësinë dhe vështirësinë ekonomike ku ndodhen, teksa detyrimet e tyre ndaj shtetit i paguajnë një më një. Në tubim dolën edhe qytetarët e Durrësit. Protestat zgjatën rreth një orë dhe janë pjesë e organizimit nga opozita të tubimeve lokale përpara atij kombëtar në 16 Shkurt në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!