Protestat e emigrantëve në ishujt grekë për kushtet e jetesës kanë shkaktuar zemërim tek banorët. Këta të fundit kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për të transferuar emigrantët
Nga njëra anë kushtet e këqija të jetesës së refugjatëve, dhe nga ana tjetër zemërimi i komunitetit vendor. Autoritetet rajoanle kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë qendrore
Kostas Muxuris, guvernator rajonal i Egjeut Verior, ka bërë një listë të gjërave që duhen ndryshuar. Sipas tij në rradhë të parë emigrantët duhen transferuar nga ishujt. Më pas të gjitha organizatat jo fitimprurëse duhet të kontrollohen.
Dhe së fundmi spitali i Mitilene ka nevojë për më shumë mjekë. Ai thekson se vetëm një vit më parë kanë qenë rreth 13 mijë emigrantët të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe për këtë arsye spitalet duhet të kenë më shumë ekip mjekësor.
Ai kërkoi që qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme në ishuj. Muxuris ka frikë se tensionet sociale mund të degjenerojnë. Nga ana tjetër Athina ende nuk reagon ndaj situatës.
Pas trazirave të së hënës, ku policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, personat e arrestuar janë 25. Kampi i Moiras mund të mbajë rreth 3 mijë emigrantë, por për momentin më shumë se 20 mijë persona përpiqen të mbijetojnë në ishullin kufitar. /abcnews.al

