Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat, “Dialog” në Beograd/ Rusia: Krah Serbisë për ruajtjen e stabilitetit te vendit

schedule17:42 - 18 Shkurt, 2025

schedule 17:42 - 18 Shkurt, 2025

Ligji per Arsimin e Larte eshte tashme ne tryezen e diskutimeve mes perfaqesuesve te qeverise dhe nje grupi nga Universitetet e Beogradit me ne fokus kerkesen e studenteve per per rritjen me 20 % te fondeve te qeverise per fakultetet shtetërore, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës, të studimit dhe të cilësisë së arsimit në universitete.

Pjese e bisedimeve nga qeveria jane Ministri i Financave dhe Ministrja e Arsimit.

Rektoret e Universiteteve te Beogradit më herët kane njoftuar se në nje takim paraprak kanë arritur në një konkluzion në lidhje me parimet mbi të cilat duhet të bazohen zgjidhjet institucionale per financimin e arsimit të lartë.

Nderkohe qe ne Beograd po flitet per dialog me studentet qe protestojne qe prej 1 nentorit te vitit te kaluar, nga Moska ne nje takim mes Nënkryetarit te Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vullin, dhe Sekretarit te Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Sergei Shoigu, pala ruse shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për popullin vëllazëror të Serbisë në ruajtjen e stabilitetit”.

Vetem pak dite me pare ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qe deklaroj se ka përpjekje për rrezim te qeverise nga jashte, madje duke pretenduar se janë investuar “tre miliardë euro” për rrëzimin e shtetit.

Nje pretendim te tille presidenti serb Vuçiç e beri edhe ne fillim te protestave duke akuzuar perendimin per nderhyrje ne punet e brendshme te vendit.

Nga aksidenti i 1 nentorit 2024 humben jeten 15 persona dhe dy te tjere u plagosen rend, pas rrezimit te nje strehe stacioni hekurudhor ne Novi Sad./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!