Protestat dhe kriza politike, ekspertët: Ndikojnë në frenimin e turisteve

schedule16:00 - 26 Shkurt, 2019

schedule 16:00 - 26 Shkurt, 2019

Duket se protestat dhe kriza politike në vend, sipas operatorëve turistikë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në frenimin e turistëve të huaj për të vizituar Shqipërinë. Gjithashtu edhe mbajtja e zgjedhjeve në qershor, dëmton turizmin vit pas viti.

Edhe pse na ndajnë disa javë nga hapja e sezonit turistik, shoqata e turoperatorëve turistikë ka ngritur një sërë problematikash. Sipas shoqatës përveç problematikave të zakonshme, këtë vit kriza politike është një problem i shtuar i cili ndikon në ardhjen e turistëve.

Kreu i shoqatës së turoperatorë, Kliton Gërxhani, thekson se mund të kemi një frenim të turistëve për shkak të krizës politike dhe protestave të fundit. Po ashtu edhe Arben Malaj i ftuar në Byro Politike në ABC News deklaroi se dëmet në ekonomi janë të mëdha

Një problem tjetër shqetësues sipas ekspertëve, që ka një impakt negativ në turizëm janë edhe zgjedhjet të cilat zhvillohen në qershor

Edhe sipas një raporti të fundit të INSTAT bëhet e ditur se hyrjet e shtetasve të huaj në janar 2019 kanë pësuar një rënie me 5.2% në krahasim me janarin e 2018, ku shkak kanë qenë edhe protestat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!