Protestat anti-racizmit dhe dhunës policore në SHBA, mbi 10,000 të arrestuar

schedule12:01 - 4 Qershor, 2020

schedule 12:01 - 4 Qershor, 2020

Në protestat kundër racizmit dhe dhunës policore në SHBA raportohet të jenë arrestuar deri më tani të paktën 10,000 mijë persona. Kjo nuk është një shifër zyrtare, por Associated Press u referohet njoftimeve të deritanishme për arrestime rreth e qark SHBA-ve.

Të dhënat e publikuara nga AP tregojnë se Los Angeles ka pasur më shumë se një të katërtën e arrestimeve kombëtare, pasuar nga New York, Dallas dhe Philadelphia.

Shumë nga arrestimet kanë qenë për vepra të nivelit të ulët të tilla si shkelje të shtetrrethimit dhe mos shpërndarje. Qindra të tjerë u arrestuan me akuza për vjedhje dhe grabitje.

Gjatë këtyre protestave, që kanë rreth një javë që vazhdojnë pa ndërprerje, autoritetet kanë përdorur shpesh si refren se trazirat janë shkaktuar nga “nxitës jashtë qytetit”.

Guvernatori i Minesota Tim Walz madje shkoi aq larg sa të thoshte që 80 për qind e pjesëmarrësve në demonstrata ishin nga jashtë shtetit.

Gjithsesi të dhënat e AP tregonin se në thuajse 24 orë nga mbrëmja e të shtunës deri në pasditen e së dielës, 41 nga 52 persona të cituar në arrestimet në Minneapolis kishin patentë të Minnesota-s. Po ashtu edhe në kryeqytetin e vendit, 86 për qind e më shumë se 400 personave të arrestuar të mërkurën ishin, sipas AP, nga Uashingtoni, D.C., Maryland dhe Virginia.

Kujtojmë këtu se protestat në SHBA nisën pasi George Floyd, një afro-amerikan, humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!