Protesta të dhunshme para parlamentit hungarez kundër Orban

schedule12:48 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 12:48 - 15 Dhjetor, 2018

Përplasje të dhunshme mbrëmjen e së premtes mes protestuesve dhe forcave të policisë para parlamentit hungarez. 30 të plagosur, gjatë manifestimit kundër normës që i lejon punëdhënësve të kërkojnë deri në 400 orë pune jashtë orarit, në vend të 250 që ishin një vit më parë. Kryeministri njëkohësisht dhe promovuesi i kësaj nisme Viktor Orban u shpreh se duhej lëvizur burokracia në mënyrë që ata që dëshirojnë të punojnë dhe të fitojnë më shumë, ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas kritikëve të këtij vendimi, kanë qenë pikërisht kompanitë gjermane të automjeteve që kanë bërë një kërkesë të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!