Përplasje të ashpra mes nje grupi protestuesish dhe policise greke në Selanik. Pasditen e së shtunës policia përdori gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese për të penguar një marshim qytetarësh që të arrinte deri në selinë e Panairit Ndërkombëtar në Selanik, aty ku pritej një fjalim nga Aleksis Tsipras. Kryeministri grek pritej të mbante një fjalim rreth programit ekonomik i qeverisë, i pari pas përfundimit të planit të ndihmës ndërkombëtare.
Përplasja mes një grupi protestuesish dhe policisë lokale ndodhi gjatë demonstratës së rreth 6 mijë personave, të cilët marshuan në qytetin e dytë më të madh grek kundër marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, në lidhje me emrin e ish republikës Jugosllave. Një grup prej protestuesve u përpoqën të çajnë bllokadën e forcave të rendit përballë qendrës së panaireve duke hedhur gurë dhe objekte të tjera, tha policia, e cila iu përgjigj po me dhunë ndërhyrjes së protestuesve. Ndërkohë në Selanik gjatë të shtunës ka patur dhe një protestë kundër masave shtrënguese, por sipas autoriteve lokale ajo kaloi pa probleme./abcnews.al