Rama: Nuk është çështje tarifash, por shumë më tepër se kaq

schedule11:25 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 11:25 - 10 Dhjetor, 2018

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë live për t’u folur studentëve ku i fton të diskutojnë lidhur me kërkesat e tyre. Sipas tij duhet dialoguar për të gjetur zgjidhje. Ai u shpreh se nuk kupton qëllimin për të mos biseduar. Sipas kryeministrit të vendit, tarifat janë rritur për shkak të autonomisë së universiteteve.

“Plotëso kërkesat tona. Cilat kërkesa? Unë kam shtatë a tetë lista të ardhura nga rrugë të ndryshme të protestës të afishuara në rrjetet sociale. Kam dëgjuar edhe thirrje ku i thuhet protestuesve nuk keni të drejtë të bëni as pyetje. Ku shkojmë? Ku jetojmë? Në çfarë Shqipërie duhet të kemi një Shqipëri ku nuk komunikohet me britma dhe ulërima siç bëjnë politikanët. Nuk është kjo Shqipëria ku jetojmë, familja ku studentët jetojnë. Cilët prej studentëve kanë dalë në protestë si studentë dhe jo të telekomanduar nga partitë politike u thonë prindërve unë kam këto kërkesa dhe duhet t’i plotësoni përndryshe do u vë flakën shtëpisë. Nuk bëhet kjo. I vetmi rast kur unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme. Është me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe tha plotëso kërkesat ndryshe do largohesh.Kjo nuk është çështje tarifash por shumë më tepër se kaq.

Mos e ndaloni protestën. Vazhdoni protestoni. Si mundet dot të jemi sot në fund të vitit 2018 në këtë Shqipëri duke i bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të ardhmen, kundër një dialogu me studentë dhe qeverisë dhe kryeministrit. Ku ndodh kjo? Çfarë është kryeministri? Dyqan, magazinë? S’e kuptoj. Unë besoj që prindërit në shtëpi e kuptojnë që kjo është një shfaqje e papërshtatshme me kulturën demokratike të një vendi. Problemi do ishte nëse do thosha unë që mos kërkoni dialog. Kërkesa ulëritëse e universiteteve ishte autonomia dhe ato tarifa u rritën, janë produkt i autonomisë. Ato nuk i rriti qeveria, por autonomia.

“Asnjë tarifë nuk ka ndryshuar që vitin 2014. Reforma nuk i ka prekur tarifat. Në Malin e Zi ka të ardhura pak më shumë se ne. Tarifa në Bachelor është 1500 Euro. Kështu që këto muhabete është mirë që të mos i bëjmë. Ne jemi gati që tarifat t’i mbështesim sipas kategorive, më shumë se 50% nga taksat, por është paketë. S’mund të jetë kështu, o ba dua Lekë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!