Qytetarë të shumtë janë nisur nga Kosova drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Skëndërbej” në mbështjetje të Ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që prej pesë vitesh ndodhen në paraburgim në Hagë.
Në rrugën e Kombit sot kalohet pa pagesë.
Veshur me uniformën e UÇK e duke shpërndarë mesazhin “Liria ka emër” janë organizuar nga mbarë Kosova me autobuzë dhe makina private për të mbërritur në Tiranë.
Protesta në Tiranë nis në orën 5 dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Tubimi mbështetës në kryqytetin shqiptar ndaj Hashim Thaçit , Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit vjen pas atij në Prishtinë dhe Hagë.

