Partia Demokratike ka reaguar pas protestës që u zhvillua mbrëmjen e sotme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia në orët e para të ditës së djeshme në Tiranë.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve, ndërsa akuzon Edi Ramën.
“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve.
Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më” shkruan Bardhi./ db/Abcnews.al