Protesta për ujin në Kuçovë, avokati: Banorët u dhunuan nga policia

schedule18:55 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:55 - 7 Qershor, 2021

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë përplasur fizikisht me policinë. Për pasojë një tre prej tyre janë lënduar. Shkak është bërë bllokimi i rrugës nga banorët të cilët kundërshtojnë nisje e punimeve për ndërtimin e një ujësjellësi nga i cili thuhet se do përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm 7 fshatra. Banorët e Lumasit janë në protestë prej 20 ditësh pasi nuk pranojnë të ndërtohet ujësjellësi.

Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë banorët e fshatit Lumans në Kuçovë që protestonin kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit.

Ndërkohë i pranishëm në protestë ishte edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili u shpreh se ky lum është gjithçka për banorët e zonës.

“Varet se si të tjerët e godasin kryeministrin. Se kjo është që nga 2002 që është zonë e mbrojtur. Ai lum furnizon puset, të mos jetë ky lum, ai e bën punën e vet, edhe për ajrin edhe për ujërat nëntokësor dhe për puset.

Po është politikani që e devijon dhe e çon në drejtim të djallit. Policët të bëjnë kujdes se do mbani përgjegjësi individuale. Kanë të drejtë që ata të vijnë me avokat. Jo të merreni me gratë.” tha Sazan Guri.

Nga ana tjetër Avokati Arben Llangozi i cili edhe ka depozituar një padi për marrjen e ujit në gjykatën Administrative të Vlorës është shprehur:  “Ne jemi drejtuar gjykatës Administrative Vlorë. Padia nuk është vënë në lëvizje nga gjykata se ka vetëm dy gjyqtarë. Ka radhë të madhe. Por këto banorë janë dhunuar nga një bandë që është policia e shtetit.”

 

Nga përleshjet e dhunshme disa banorë janë lënduar.  Ata nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të liruar rrugën. Sipas tyre dhuna ka qenë e vazhdueshme. Thonë se dhe janë ankuar.

Banorët kundërshtojnë marrjen e uji të fshatit të tyre që e përdorin për ujitje për të përfituar fshatrat e tjerë.

Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese “Salillari”, që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. e.l/abcnews.al/