Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Protesta për Gjuhën Shqipe nga studentët shqiptarë në Shkup/ Mërtiri: Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një reagim

schedule20:16 - 18 Maj, 2026

schedule 20:16 - 18 Maj, 2026

Mijëra studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova u mblodhën këtë të hënë në rrugët e Shkupit me thirrjen e tyre të përbashkët për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe.

Në protestën e tyre të dytë pas organizimit të 6 prillit, nisur fillimisht me kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën Amtare teksa marshuan nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Ergys Mërtiri foli për protestën e mbajtur në Shkup nga studentët shqiptarë.



Ai theksoi se Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një qëndrim lidhur me këtë çështje.

“Tirana zyrtare asnjë reagim. Aq më tepër pastaj kur ke solidaritet të studentëve shqiptarë. Nuk e di për çfarë është kjo politika jonë e jashtme? Shteti shqiptar a ka shqetësim për çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Kemi kryeministër kemi ministër të Jashtëm? A ka një shqetësim për faktorin shqiptar aty. A ke një shqetësim për të drejtat që janë fituar me luftë?  Gjatë gjithë kësaj kohë kush është interesimi i Tiranës zyrtarë për çfarë po ndodh atje. Çfarë duhet të ndodhë duhet të vrasin shqiptarë që të reagojë Tirana jonë?”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!