Protesta para bashkisë Tiranë, reagon ambasada britanike: Mosmarrëveshjet të zgjidhen pa dhunë

schedule14:42 - 19 Prill, 2024

schedule 14:42 - 19 Prill, 2024

Ambasada britanike në Tiranë, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar para bashkisë Tiranë. Në reagimin e asaj ambasada britanike dënon aktet e dhunës, ndërsa bën thirrje që mosmarrëveshjet dhe konfliktet të zgjidhen përmes proceseve demokratike

REAGIMI

Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!