Protesta para bashkisë, procedohen penalisht 20 tubues

schedule15:35 - 16 Nëntor, 2018

schedule 15:35 - 16 Nëntor, 2018

Pas protestave të dhunshme në zonën e “Astirit” dhe para Bashkisë së Tiranës, policia ka proceduar 20 persona për tubim të paligjshëm dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit gjatë protestave të ditëve të fundit të banorëve të Unazës së Re.

Protesta kulmoi paraditen e së enjtes para Bashkisë së Tiranës, ku disa efektivë të Policisë Bashkiake mbeten të lënduar lehtë dhe ku dyshohet që u përdor edhe molotov. Kallëzimet në prokurori për këta shtetas që do të ndiqen në gjendje të lirë janë referuar nga komisariatet nr. 1 dhe 6 që mbulojnë dhe territoret ku janë zhvilluar protestat.

Për këto episode burime nga blutë e kryqytetit thonë se disa prej të proceduarve, banorë të unazës së re ose mbështetës të protestës, akuzohen edhe për kundërshtim të punonjësve të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!