Paralajmërimeve të shpërndarë nëpër rrjet që kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut, kryeministri Edi Rama i përgjigjet : Ta harrojnë. Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se gabon shumë rëndë ai që mendon se qytetaria e ministrit të Brendshëm është dobësi duke theksuar shteti është i qytetarëve dhe jo i barbarëve.
Ai thotë se policia nuk do të merret peng dhe se policia e shtetit nuk është një polic që vrau dhe sot është në duart e drejtësisë. Rama paralajmëron se nuk do të lejohet askush të rrënojë që atë që është ndërtuar me mund dhe punë të madhe.
“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!
Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!
Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!”, shkruan Rama./mv.abcnews.al