Protesta në Spanjë pas vendimit të gjykatës për përdhunimin e 18 vjeçares

schedule12:11 - 27 Prill, 2018

schedule 12:11 - 27 Prill, 2018

Qindra persona kanë protestuar në Spanjë për një vendim të Gjykatës së Navarrës. Drejtësia e këtij qyteti vendosi që të dënojë 5 të rinj për abuzim seksual dhe jo për përdhunim të një 18-vjeçareje në 2016. Ky vendim shkaktoi dhe zemërimin e popullatës.

5 meshkuj janë dënuar në Spanjë për “abuzim seksual” por jo për përdhunim, pasi kanë dhunuar një 18-vjeçare me 7 korrik të 2016 në festivalin e San Firminos në Pamplona. Vendimi ka shkaktuar protestave massive, ku qindra persona u mblodhën para Gjykatës së Navarrës, në veri të vendit, të cilët thërrisnin: “Është përdhunim dhe jo abuzim”. Me origjinë nga Sevilja, me moshë mes 27 dhe 29 vjeç, të rinjtë ishin shprehur në një grup në Uatsap për gjestin e tyre. Ata janë shpallur fajtorë për “abuzim seksual” ndaj adoleshentes madrilene, dhe janë dënuar me 9 vite burg, ndërsa prokuroria kërkonte 20.

Njëri nga pesë të dënuarit ishte anëtarë I Gardës Civilë, aktualisht i pezulluar nga detyra, një tjetër i ushtrisë dhe të tjerët ishin ultras të ekipit të futbollit të Sevijas. Gjithashtu Gjykata vendosi që asnjëri nga të 5-të nuk duhet t’I afrohen viktimës më pak se 500 metra dhe as ta kontaktojnë për 15 vite. Si dhe duhet t’I paguajnë asaj një shumë dëmshpërblimi prej 50 mijë eurove.

Për këtë vendim, drejtësia spanjolle është bazuar në disa pamje filmike të regjistruara me celular dhe të shpërndara në grupin e të dënuarve. Gjykata thotë se në video nuk shikohet se vajza e dhunuar të bëjë rezistencë. Madje janë marrë dhe disa dëshmitarë, që raportuan se adoleshentja nuk ishte e tronditur pas sulmit që pësoi. Por ky version i dëshmitarëve është hedhur poshtë nga viktima, e cila pretendon se pas asaj që ndodhi kishte mbetur e shokuar dhe gjysëm e zhveshur në rrugë. /abcnews.al