Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në SHBA, procesi i numërimit të votave shkakton pakënaqësi

schedule08:30 - 6 Nëntor, 2020

schedule 08:30 - 6 Nëntor, 2020

Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtuar tensionet. Deklaratat e presidentit Donald Trump për vjedhje votash dhe kërkesat e tij për një rinumerim votash kanë shkaktuar  protesta nga mbështetësit e të dy krahëve politik në disa shtete. Demostruesit u ndanë në dy grupime, mbështetësit e demokratëve protestuan kundër deklaratave të presidentit ndërsa përkrahësit e republikanëve kërkuan ndalimin e numërimit me pretendimin se procesi po manipulohet.

Në shtete si Minnesota, New York , Oregon, Arizona dhe disa zona të tjera ku fitues është shpallur Joe Biden mbështetësit e tij kanë kundërshtuar kërkesën e Trump për nisjen e betejës ligjore për të bllokuar numërimin zgjedhor në disa shtete.

 

Ndërkohe nga krahu tjetër qindra persona janë mbledhur për të përkrahur Trump. Në shtete si Pensilvania, Nevada, Karolina e Veriut dhe Georgia ku numërimi nuk ka përfunduar ende përkrahësit e demokratëve janë grumbulluar pranë qendrave të numërimit të votave duke kërkuar ndërprerje të procesit.

Trazirat po rriten gjithashtu në Seattle, Boston dhe Michigan. Shumë nga këto marshime u organizuan nga nisma Protect the Results, që është një koalicion i organizatave dhe sindikatave të punës në SHBA.

 

Më shumë se 300 persona u mblodhën për të protestuar në Arizona, disa prej të cilëve mbanin armë në duar. Ata u grumbulluan para departamentit të zgjedhjeve në Phoenix për të ndjekur procesin që tani ka përfunduar nga afër. Trazira ka patur edhe në Michigan ku dhjetëra persona kanë dalë për të kontestuar fitoren e Demokratëve me pretendim se zgjedhjet janë manipuluar.

Ndërsa Sekretarja e shtetit të Michiganit,  Jocelyn Benson, tha se protestat ishin nxitur qëllimisht nga deklarata keqinformuese.

Sipas analisteve trazira të tilla ishin të pritshme pasi kjo është përballja më e fortë e parë ndonjëherë mes republikanëve dhe demokratëve.  Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në 3 nëntor ndërsa 84 milion amerikan kanë dërguar votën e tyre me postë më herët për shkak të pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!