Vijojnë në Beograd protestat kundër bukëpjekësit nga Prizreni. Ata i kërkojnë të largohet nga Serbia dhe të mbyllë biznesin e tij. Por, në mbështetje të tij ka pasur dhe banorë të zonës në periferi të kryeqytetit serb.
Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Historia e bukëpjekësit nga Kosova në periferi të Beogradit ka vazhduar. Tani pa koka derri, por me parulla për Kosovën dhe mbishkrimin pa respekt nuk ka biznes. Të indinjuar me shqiponjën dykrenare që vëllai I pronarit e ka nxjerr në rrjetet sociale në një çast diku në qendër të qytetit ka nxitur reagime. Ata u sugjerojnë që ta mbyll dyqanin dhe të ik vet nga ky vend pasi aty nuk është i mirëpritur.
Organizata dhe parti politike kanë apeluar tek pushteti ta ndaloj këtë tubim, por kjo nuk ka ndodhur.
Millosh Simovic nga Këshilli Organizativ i Protestave: “Motoja jonë është që ne nuk urrejmë askënd. Këtu jetojnë shumë pakica e kombe, por kurrë nuk ka pasur problem deri më tani. Ne kemi të drejtë që të mos përdorim më produktet e tij dhe nuk do të blejmë aty. Ky është mesazhi që duam të japim”.
Kjo grua është e vetmja në mbështetje të pronarit Mon Gjuraj. Ajo thotë se bukëpjekësi nga Prizereni e ndihmon për sëmundjen e të bijës pasi trajtimi është I shtrenjtë dhe e ka mbështetur me organizimin e donacioneve. Gjura, siç i thonë, nuk duhet të ikë.
Ljiljana Dragojllovic, qytetare: “E njoh bukëpjekësin tonë Gjurën, dhe na ka ndihmuar shumë kur kemi pasur njerëz të sëmurë. Por dhe për nevojat e tona të përditshme, për gjëra që është dashur t’i bëjë shteti. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhte”.
Mbështetja e qytetarëve dy ditë më parë për të ngrënë byrek nuk i ka ndaluar të thonë mendimin e tyre. Bukëpjekësi, siç thonë, i ka ofenduar.
Gjuraj ka edhe një dyqan tjetër në një pjesë të kësaj lagjeje. Për tek dyqani I dytë janë nisur protestuesit për ta parë nëse atje punon. Thonë se serbët janë mikpritës për ata që kanë respekt andaj me vetë kanë marrë bukë e kripë e zemër, por shqiponja nuk tolerohet. Në masë ka edhe të tillë.
Arrijnë tek dyqani i dytë dhe thonë se më nuk do të merren me këtë çështje nëse nuk ka provokime të reja. E shpallin të mbyllur protestën e tyre. Për Gjurajnë ka ngelur ta shoh si rrjedh situata dhe ka refuzuar mediat./ABC News Albania 24/7