Protesta në Prishtinë kundër çmimit Nobel për Handke

schedule15:34 - 17 Tetor, 2019

schedule 15:34 - 17 Tetor, 2019

Në Prishtinë është protestuar kundër dhënies së çmimit Nobel për Letërsinë, shkrimtarit austriak Handke. Dhjetëra persona u mblodhën para ambasadës austriake në kryeqytetin kosovar duke thënë se akademia e Nobel kishte shpërblyer njeriun që mbështet regjimin e Millosheviç.

Disa persona kanë protestuar para Ambasadës së Suedisë në Kosovë, në shenjë pakënaqësie për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi, autorit austriak Peter Handke.

Sipas organizatorëve qëllimi i protestës është që të përçojnë mesazhin te Akademia e Suedisë se e shpërbleu njeriun që përkrahu regjimin e Millosheviçit, i cili kreu krime mbi shqiptarët dhe boshnjakët.

“Protesta ka për qëllim mospajtimin dhe mos kënaqësinë tonë dhe irritimin tonë më akademinë suedeze për ndarjen e çmimit Nobel njërit prej shkrimtarëve më problematikë dhe jo human të kohës sonë. Neve dhe gjithë botën na irritoj fakti që një përkrahës i gjenocidit të Milloshëviçit të fitojë këtë çmim”, tha ai.

Protestuesit e dorëzuan një zarf në ambasadën suedeze, me imazhe shkatërruese të regjimit të Millosheviçit.

“Janë 20 fleta si shenjë e 20 vjetorit të luftës sonë dhe këto 20 faqe me pamje të shkatërruara nga Millosheviçi do t’i dërgojmë akademisë suedeze nëpërmjet ambasadës suedeze”.

Këto imazhe  përmes ambasadës do t’i dërgohen edhe Akademisë së Suedisë, e cila e ndau këtë çmim./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!