Protesta në Itali, Di Maio: Duhet një dekret për bizneset e vogla

schedule09:56 - 7 Prill, 2021

schedule 09:56 - 7 Prill, 2021

Ministri italian Luigi Di Maio, ka reaguar pas protestave të zhvilluar në Itali.

Di Maio u shpreh kundër dhunës dhe se sipas tij përdorimi i saj duhet të dënohet gjithmonë, duke shtuar se në këto protesta punëtorët demostruan se zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Lexo edhe: Bllokohet autostrada në Itali, qindra qytetarë derdhen në rrugë

Gjithashtu i theksoi se duhet një ndryshim i ri i buxhetit dhe një dekret për bizneset e vogla.

Protesta u zhvillua të martën nga operatorët e tregut, pronarët e bareve, restoranteve si edhe pronarët e palestrave.

Protestuesin ishin kundër qeverisë pasi prej 5 javësh të vendosur në zonën e kuqe kishin të bllokuar aktivititetin e bizneseve.

Ditën e djeshme të revoltuar , bllokuan autostradën A16 Napoli-Canoa dhe Caserta Sud.

/abcnews.al/