Protesta në Iran/Shtëpia e Bardhë kundërpërgjigjet: Bota po ju vëzhgon

schedule10:04 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 10:04 - 30 Dhjetor, 2017

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin protestat anti-qeveritare të popullit Iranian të dy ditëve të fundit. Shtëpia e Bardhë, deklaroi se “bota po vëzhgonte” mënyrën se si autoritetet iraniane do t’i përgjigjen protestave antiqeveritare që kanë shpërthyer në shtatë qytetet të vendit.

BBC njoftoi se mijëra njerëz dolën në protesta në Iran gjatë dy ditëve të fundit dhe se shumë demostrues janë arrestuar nga forcat e policisë. Shtëpia e Bardhë, deklaroi se demostruesit kishin dalë në protestë sepse ishin të mërzitur me “korrupsionin e regjimit dhe harxhimin e pasurisë kombëtare për të financuar terrorizmin”.

Qeveria iraniane duhet të respektojë të drejtat e popullit duke përfshirë të drejtën e tyre për t’u shprehur. Bota po ju vëzhgon, deklaroi në Tuiter, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Më vonë postimi u ripublikua në llogarinë Tuiter të Trump.

Departamenti Amerikan i Shtetit, i bëri thirrje të gjitha kombeve “të mbështesin publikisht popullin iranian dhe kërkesat e tyre për të drejtat themelore për t’i dhënë fund korrupsionit në vend”.

Nënkryetari i qëverisë iranine, shpjegoi për median shtetërorë IRIB se protestat janë organizuar nga kundërshtarët e qeverisë,  Zyrtari, shtoji se në protesta marrin pjesë shumë “elementë kundërrevolucionarë”.

Protestat u përhapën në qytete e Iranit gjatë ditës së enjte dhe të premten, ku mijëra demostrues dolën në rrugët e Kermanshah, Rasht, Isfahan dhe Qom. Në Teheran, pamjet e mediave sociale tregojnë  një prani të madhe policore. Protestat fillimisht ishin kundër kushteve ekonomike dhe korrupsionit, por shpejt morën një karakter politik. Thirrje për të dalë në protestë erdhën nga mediat sociale, pavarësisht paralajmërimeve qeveritare se këto tubime janë të paligjshme. Demonstratat e madhësive të ndryshme raportohen të kenë ndodhur në të paktën shtatë qytete iraniane. /abcnews.al