Protesta në Greqi kundër shkurtimeve në buxhet

schedule16:33 - 9 Shtator, 2018

schedule 16:33 - 9 Shtator, 2018

Protesta të ashpra në Greqi kundër shkurtimeve të reja në buxhet nga ana e qeverisë së Tsipras. Ky i fundit, nga ana e tij, ka premtuar rritje pagash dhe pensionesh por kjo nuk e ka qetësuar aspak situatën.

Rikthehen protestat kundër qeverisë dhe shkurtimit të buxhetit në Greqi. Përplasje të dhunshem ndodhën në Selanik ku katër mijë agjentë policie janë përballur me një manifestim para vizitës së kryeministrit grek Tsipras në qytet. Ky i fundit mori pjesë në një panair ndërkombëtar ku u takua me investues amerikanë të drejtuar nga sekretari amerikan për Ekonominë Uilbur Ros.

Tsipras i siguroi ata se vendi i tij është në një moment rimëkëmbjeje të plotë dhe të qëndrueshme ekonomike. Sindikatat kërkojnë rikthimin e asistencës për të papunët, por në manifestim kanë marrë pjesë dhe ekstremi i majtë dhe anarkistët.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras nga ana e tij premtoi se do të rriste pagat dhe pensionet muajt e ardhshëm si edhe do të ulte taksat, përderisa vendi kishte kryer reformat e kërkuara financiare dhe programi i daljes nga kriza kishte marrë fund. Tsipras tha se pritet që ekonomia greke të rritej 2,5% dhe se papunësia, që ka qenë 27,5%, aktualisht ishte 19%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!